PALESTRA ME MODERNE - CMIMET ME KONKURUESE
Ne filluam modestisht, rreth 10 vite më parë, si një palestër të vogël në një studio në një zonë të Tiranës shumë afër qëndrës, si një vend mikpritës për të gjithë njerëzit që donin të ishin në formë. Ndërsa besojmë në fuqinë e fitnesit për të përmirësuar jetën, ne gjithashtu e dimë se stërvitja është punë e vështirë dhe të gjithë mund të përdorin pak më shumë motivim. Pra, ne kemi shkrirë palestrën dhe argëtimin në mënyrë që të bëjmë stërvitjen argëtimin më serioz të ditës tuaj.
Magnet Gym & Fit është i njohur për personalitetin, përkushtimin dhe kujdesin maksimal që tregon për klientët e tij. Tek ne do të gjeni jo vetëm motivimin por dhe programin që ju përshtatet, për të marrë rezultatin e dëshiruar pa u munduar, gjithmonë në të mirë të shëndetit tuaj.
Dietat ektreme, japin rezultat të shpejtë, por mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndetin tuaj, prandaj e mira është t’ja lini në dorë aktivitetit fizik, stërvitjes ardhjen në formë të trupit tuaj.
Kjo është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të marrë rezultate serioze. Programet e individualizuara ose në grup të fitnesit që përfshijnë ushtrime dhe ushqim të kontrolluar do ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja të fitnesit. Plus, trajnerët Magnet Gym & Fit janë të pajisur me çertifikatat e specializuara që sigurojnë që po merrni një stërvitje efektive, duke ju ofruar motivim të pakufishëm për të gjithë. Ju nuk keni nevojë të jeni një atlet profesionist ose një guru fitnesi aspirues për të qenë pjesë e programeve tona. Dhe nëse jeni tashmë një atlet profesionist, ne ende duam të qëndrojmë me ju.
Politika e Privatesise
Magnet Gym & Fit sqaron se dhenia e te dhenave tuaja personale nuk eshte e detyrueshme dhe eshte ne deshiren e cdo subjekti per te dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar.Te dhenat qe do te paraqiten nga ana e juaj do te ruhen dhe perpunohen ne perputhje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale, me konretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ligjit “ Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” ( ligji Nr.9887 date 10.03.2008 ) dhe akteve nenligjore ne fuqi.