• Mar 30, 18
  • MagnetGYM
  • Comments

E dime te gjithe sa e rendesishme eshte te ushtrohemi dhe te mbajme trupin en forme, ashtu siç e dime shume mire sa e rendesishme dhe sa bukur eshte te parazitosh ne shtrat gjithe diten.

E ndjeni gati te pamundur te mblidhni mendjen edhe t’i nenshtroheni palestres dhe aktivitetit fizik?! Studimet thone se per ta bere diçka zakon, duhet ta beni rregullisht per te pakten gjashte jave, ne kete rast te ushtroheni ose shkoni ne palester kater here ne jave, per te pakten nje muaj e gjysme.

Ja si duhet te veproni qe t’ju ‘hyje ne gjak’ deshira dhe nevoja per aktivitet fizik.

1. Shpenzo. Bli leksione online ose paguaj kursin ne palester. S’do te pelqente te shpenzoje para kot. Ky mendim do te motivoje t’i ndjekesh rregullisht.

2. Puneso nje trainer personal. Mund te te kushtoje me shume, por kur ke dike tjeter qe te shtyn per te arritur objektivat, motivohesh per t’u ushtruar.

3. Fli gjume heret, syno te flesh 7 ore te mira, rekomandon traineri Mark Langowski. Keshtu do te jete shume me e thjeshte te ngrihesh nga krevati e te mbathesh atletet.

4. Beji gati veshjet sportive dhe vendosi prane shtratit nje nate me pare. Do ta keni me te thjeshte kur te zgjoheni.

5. Merr pjese ne gara, qe do te kerkojne praktike paraprake. Kjo do te shtyje te punosh per te arritur rezultate me te mira.

6. Mos mbaj perde dhe grila ne dhomen e gjumit. eshte si nje ore me alarm natyrale, eshte pothuajse e pamundur te flesh me driten qe te vret syte.

7. Vendos objektiva. Deshiron krahe te tonifikuar? Vrapo 5 kilometra pa ndalur. Deshiron te djegesh kalorite e atij vaktit te shijshem qe hengre dje ne darke? Vrapo derisa t’i djegesh.

8. Beje me te thjeshte rutinen tende te mengjesit. Pi nje kafe sapo te zgjohesh, pergatite dreken nje nate me pare, paketo gjerat me te rendesishme, keshtuqe nuk do te kesh pse te verdallosesh 40 minuta gjysme-i/e vdekur kur te zgjohesh.

9. Vendos disa alarme dhe lere telefonin larg shtratit. Keshtu pas disa zilesh acaruese do detyrohesh te ngrihesh dhe ta fikesh. Mbaroi gjysma e punes! Keshillohet edhe te vesh kengen e preferuar si zile telefoni. Me siguri do ta urresh pas shume pak kohesh por fillimisht do te beje te kercesh nga shtrati.

10. Shmang konsumimin e ushqimeve qe te shkaktojne fryrje nje nate me pare. Fast-foodet ose ushqimet e tjera me shume yndyre te japin nje ndjesi lodhjeje dhe fryrjeje, qe te veshtiresojne levizjen.